Zërat për një orë të mençur (smartwatch) nga HTC kanë filluar të qarkullojnë në muajin Korrik, kur @evleaks kishte postuar një koncept të supozuar të pajisjes në llogarinë Twitter. Një pajisja e ngjashëm katrore nga metaliku edhe është përfolur më pastaj si një smartwatch i vërtetë nga HTC.
Por sipas portalit PocketLint, HTC One “Wear” është anuluar për momentin. Burimet e kësaj ueb-faqe përmendin shpenzimet në rritje dhe disa çështje tjera, dhe thotë se këto janë disa nga nga arsyet se pse HTC ka ndalur planet e saj.
Është planifikuar se pajisja smartwatch nga HTC do të jetë pajisje Qualcomm Toq e ri-prodhuar me dizajn të ri, një smartwatch e-ink e lansuar më herët.
Edhe pse me konkurrenca në treg e smartwatch-ve është çdo ditë në rritje, veçanërisht me Google Android Wear, HTC ndoshta ka menduar se nuk do ketë fuqi të mjaftueshme për të konkurruar.
Asgjë nuk është e konfirmuar nga kompania apo ndonjë burim tjetër i afert me kompanin, mirëpo për çfarëdo lajmi fansat e brendit HTC do të informohen me kohë. /ameble