SHPËRNDAJE

htc-watch-AmebleKompania taivaneze HTC gjatë vitit që lamë pas nuk është se ka shënuar ndonjë sukses të madh, madje ajo ka qenë në një llojë ngërçi ngase nuk ka ofruar shumë për tregun botërorë.

Por, kohëve të fundit HTC ka nisur që të marrë më seriozisht lançimin e produkteve të reja, duke filluar me telephone të cilët përflitet se janë duke u përgatit për lansim si dhe tabletët e serisë Nexus që planifikon ti prodhojë.

Sipas Bloomberg raportohet se HTC është në përgatitje e sipër për publikimin e tri pajisjeve të reja gjatë kongresit botërorë të teknologjisë mobile MWC i cili do të mbahet nga 24- 27 Shkurt 2014, në Barcelonë.

Mësohet se dy nga këto pajisje do të jenë smartwatch dhe pajisja e tretë pritet të jetë një vegël shumë interesante për dëgjimin e muzikës.

Njëra nga orët pritet të jetë një prototip i bazuar në Qualcomm Toq, dhe ora tjetër pritet të ketë të integruar aplikacionin Google Now, dhe perms tij do të funksionojë, edhe pse akoma nuk është e qartë se si do të ndodhë kjo, mirëpo sipas një publikimi në Wall Street Journal kompania taivaneze tashmë është në bisedime intensive Google për të realizuar këtë projekt. \ameble

SHPËRNDAJE