Kohëve të fundit kemi parë që kompania taivaneze HTC ka lansuar një seri të smartphone-ve të rangut të mesëm në specifika harduerike dhe çmim me produktet siç janë HTC Desire 600 dual SIM. Siç duket edhe këtë herë HTC ka vendosur që të vazhdoj me prodhimin e pajisjeve të rangut të tillë. Është fjala pikërisht për smartphone-in HTC Zara i cili ka ekranin 4.5inc HD me 960 x540 pikselë dhe ka të integruar sistemin operativ Android 4.3 (Jelly Bean).
Sipas të dhënave të @evleaks, këto do të jenë specifikat harduerike të HTC Zara:
- Ekrani: 4.5-inc (960 x 540 pikselë) ekrani kapacitiv touch me 245 ppi
- Procesori: 1.2 GHz Snapdragon S4 Plus MSM8930 me Adreno 305 GPU
- Sistemi Operativ: Android 4.3 (Jelly Bean) with HTC Sense 5.5
- Kamera: 8MP kamera e pasme me LED Flash + kamera e perparme
- RAM: 1GB RAM,
- Haperisa: 8GB memorie te integruar, mundesi rritje perms Micro SD karteles>
- Komunikimi: 3G, WiFi 802.11 b/g/n, Bluetooth 3.0, GPS
- Bateria: 2100 mAh battery
Përflitet se ky telefon i mençur do të jetë në dispozicion për shitje që nga çereku i katërt i 2013. |ameble|