Huawei ka dërguar ftesa për një ngjarje të veçantë për media më 18 Qershor, mirëpo kompania nuk ka zbuluar se për çfarë do të njoftoj, dyshohet se do të jetë lansimi zyrtar i smartphone-it Huawei P6-UO6 i cili ishte përfolur më parë.

huawei ngjarja 18qershor

Modeli Huawei P6-U06 thuhet të vijë me ekran me definicion të lartë 4.7 inç dhe rezolucion 1280 X 720 pikselë, procesorin 4-bërthamor 1.5GHz, 2GB RAM, kamerën e pasme 8 megapikselë si dhe atë frontale 2 megapikselë.

Ky smartphone do të posedoj platformën Android 4.1.2 Jelly Bean dhe do të jenë në dispozicion në tri ngjyra në të zezë, të bardhë dhe rozë. Për të gjitha specifikat e sakta mbetet të shihet ditën e Shtunë (18 Qershor). |ameble|