SHPËRNDAJE

Leica MNë të kaluarën kemi parë se si disa kompani të mëdha të teknologjisë së lartë si Bang dhe Olufsen kishin arritur të integrojnë teknologjitë e tyre në smartphone. Pastaj, kemi parë të njëjtën gjë nga kompanitë Nokia e cila ka punuar me kompaninë Carl Zeiss për kamerat të smartphone-ve të tyre. Sidoqoftë, tani si duket është Leica ajo që ka bërë këso marrëveshjesh.

Në një njoftim, si nga Leica po ashtu edhe nga Huawei është njoftuar për një partneritet në të cilën të dy kompanitë do të punojnë së bashku për zhvillimin e kamerave për smartphone. Kjo do të thotë se në të ardhmen, është e mundur që ne mund të shohim logon e famshme, pikën e kuqe të Leica-së në disa nga smartphone-t Huawei.

Për fat të keq është e paqartë se çfarë do të jetë rezultati i këtij partneriteti, por të gjithë mund të presin diçka të mirë nga kjo.

Kompania Leica në të kaluarën është bashkuar edhe me kompani të tjera, si shembull me kompaninë Panasonic ku disa nga kamerat e kësaj kompanie janë me lente nga Leica.

Tani, mirë apo keq kjo marrëveshje bashkëpunimi me siguri se do të rezultojë në një smartphone me kamerë mbresëlënëse. Një bashkëpunim interesant dhe gjithashtu një shans e mirë për Huawei-n që të tërheq edhe me shumë klientë. /ameble

SHPËRNDAJE