Huawei sot ka njoftuar zyrtarisht për smartphone të tyre të ri dy me platformën Android dhe një Windows Phone.

I pari Huawei Ascend D2 i cili përmban ekran Super LCD 5 inç retinë FHD me rezolutë 1920×1080 pixel dhe 443 pixel për inç. D2 posedon procesorin e tyre Huawei, KV2 quad core i cili është clocked në 1.5Ghz dhe gjithashtu vjen me kamerë te pasme 13 megapixel, plus baterinë 3000 mAh, është me trashësi vetëm 9.9mm dhe peshon 170g. Huawei do të nisë edhe një tjetër model të ngjashëm me ekran pak më të vogël 4.7 inç.

 Pas shpalljes se modelit D2, Huawei gjithashtu ka shtuar pajisjen tjetër, Huawei Ascend Mate i cili sipas tyre përmban ekranin me të madh në botë për smartphone. Ascend Mate shfaqet me ekran masiv 6.1 inç IPS LCD me rezolutë 1280×720 pixel dhe procesor quad core 1.5Ghz, bateri masive 4050 mAh. Specifikat tjera për modelin Mate përfshijnë kamerën e pasme 8 megapixel për foto dhe video dhe atë frontale për video-chat 1 megapixel. Huawei Ascend Mate fillimisht do të dal në shitje vetëm në Kinë nga muaji shkurt, ende nuk ka detaje për çmimet.

 Dhe e fundit ka qenë me Windows Phone, Huawei Ascend W1 qe tani për tani kemi një video të kësaj pajisjes në veprim nga WPCentral. Huawei W1 përmban ekran 4 inç WVGA dhe është i pajisur më procesor 1.2GHz dual core dhe 512MB RAM, ka edhe kamerën e dyfishtë. Kamera frontale për video-chat 0.3 megapixel, në anën e pasme posedon 5 megapixel për foto dhe video. Detajet mbi çmimet dhe disponueshmërinë nuk janë dhënë as për ketë model. |ameble|[youtube id=”32t74ri7iF0″ width=”600″ height=”350″][divider top=”0″]