SHPËRNDAJE

Smartphone-i Huawei P9 është përfolur të vij në pranverë, ku tani saktësisht e dimë datën e prezantimit zyrtar të këtij smarphone-i. Një ftesë që është shpërndarë tregon se ky model i smartphone-it do të debutojë muajin e ardhshëm në një ngjarje të veçantë në Londër.

Huawei P9 lansimi

Ftesa, e cila eshte publikuar nga ueb-faqja Hungarian Tech2, zbulon planet e kësaj ngjarje të Huawei-it të Mërkurën me 6 Prill. Në të gjithashtu është përfshirë tagline “change the way you see the world” dhe më lartë janë simbolet “#oo.” Kjo mund të jetë si referencë që është përfolur për kamerën e dyfishtë të smartphone-it, 12-megapikselë të cilat janë të vendosura njëra afër tjetrës dhe mund të ofrojnë mënyra të reja për incizim të videove dhe fotove.

camera Huawei P9

P9 pritet të vij me ekran 5.2 inç 1080p, procesorin Kirin 950 Huawei, baterinë 3900mAh, 3GB RAM dhe 32GB hapësirën e brendshme për ruajtje.

Për këto dhe për të gjitha karakteristikat tjera pritet t’i shohim ditën e lansimit. /ameble

SHPËRNDAJE