Kompania Kineze Huawei është vendosur të bëhet partneri i katërt dhe i fundit për Windows Phone 8, që do të lansoj pajisje te bazuara në platformën e fundit të Microsoft-it.
Sipas ueb sajtit kinez Winp.cn, njoftimi i saktë do të vij javën e ardhshme më 25 shtator dhe mund të shohin zbulimin e rangut te mesëm të smartphone-ve Huawei Ascend W1 dhe Ascend W2.
Pajisja e parë është thënë të jetë një telefon i mesëm qe konkurron me Lumia Nokia 820 dhe HTC Windows 8S, ndërsa i dyti pritet të jetë produkti me i shitur për Huawei, dhe do të ndodhet përballë Nokia Lumia 920 dhe HTC Windows 8X.
Të dy pajisjet duhet të dalin në treg deri në fund të vitit. Microsoft ende nuk ka njoftuar se kur do të dal në shitje Windows Phone 8 edhe pse dikush mendon se kjo do të ndodhë menjëherë pas sistemit operativ Windows 8 (i cili do të zyrtarizohet nga 25 tetori). |ameble| [divider top=”0″]