SHPËRNDAJE

[MWC 2013] Prodhuesi kinez i smartphone-ve Huawei në ngjarjen MWC ka lansuar super smartphone-in e shpejtë (siç e quajnë ata) “Ascend P2”. Ky smartphone ka qenë pjesë e thashethemeve të ndryshme muajt e kaluar. Ascend P2 është i pajisur me procesor 4-bërthamor 1.5GHz i shoqëruar me 1GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet me anë të slotës microSD. Ky smartphone shkon me platformën Android 4.1 (Jelly Bean).

Karakteristikat e plota janë:

  • Ekranin 4.7 inç (1280 x 720 piksela) HD SPI
  • Procesori 4-bërthamor 1.5 GHz
  • 1GB RAM
  • 16GB memorie të brendshme
  • 13 MP kamerën auto fokus me LED flash
  • 1.3 MP kamerën frontale
  • 4G LTE, HSPA + 3G, Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth 4.0, GPS dhe NFC
  • Android 4.1.2 (Jelly Bean)
  • Baterinë 2420 mAh
  • Pesha 122 gram

Huawei Ascend P2 pritet të vijë në dispozicion në tremujorin e dytë të këtij viti për rreth 400 €. |ameble

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE