SHPËRNDAJE

ICK pjesë e Hello TOMORROW Challenge.

ICK

Për herë të parë Republika e Kosovës, përmes Innovation Centre Kosovo (ICK), do të jetë e pranishme në ngjarjen Hello TOMORROW Challenge. Ambiciet e kësaj sfide janë krijimi i një ekosistemi interdisciplinor, vendosja e teknologjisë në zemër të procesit të krijimit të vlerave dhe ofrimi i trajnimeve dhe i mbështetjes financiare për ndërmarrësit e rinj dhe ndryshim-bërësit që kanë vullnet që ti zgjidhin sfidat kryesore të së ardhmes.

Prishtinë, 24 janar — Hello TOMORROW Challenge është një iniciativë ambicioze jo-fitimprurëse për të lidhur dhe për të fuqizuar të rinjtë ndryshimbërës në Evropë: ata që guxojnë që ti zgjidhin problemet e sotme me anë të shkencës dhe teknologjisë.

Për herë të parë Kosova përmes Innovation Centre Kosovo (ICK) do të jetë e pranishme në ngjarjen Hello TOMORROW Challenge. Mbi 45 ambasadorë të profesioneve të ndryshme nga 30 vende të botës, shkencëtarë, inxhinierë, ndërmarrës, shpikës, dizajnerë, zhvillues do të mblidhen në janar të vitit 2014 për tu takuar me ekipet dhe projektet më të mira.

Kurse në shkurt dhe mars, ekspertë nga të gjitha fushat do të mentorojnë 25 ekipe të zgjedhura dhe do i pajisin ata me mjete dhe strategji për ndërtimin e ndërmarrjeve me ndikim.

Një panel i përbërë nga 40 ndërmarrës, investitorë, industrialistë dhe studiues do të vlerësojnë pjesëmarrësit, kurse sfida e vitit 2014 përfundon më 18 prill 2014. Pjesëmarrësit do të konkurrojnë në pesë drejtime të ndryshme të teknologjisë: Bio & Med Tech, Energji, Big Data, Hardware & Robotics, IT & Com. Shpërblimet përfshijnë më shumë se 400,000 € në çmime dhe hiç më pak sesa 100, 000 € para të gatshme për fituesin kryesor.

Takimi në Kosovë, TOMORROW.Prishtina, mbi prezantimin e Hello TOMORROW Challenge do të mbahet të premten më 24 janar në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK) ku pjesëtarë të inkubatorit të ICK-së, kompani private dhe individë të tjerë mund të marrin pjesë dhe të informohen mbi këtë ngjarje globale.

Prezantues në TOMORROW.Prishtina do të jenë Glen Noble nga TekFuze që do të flasë mbi temën inspiruese “Nga idea në shpikje”, Prof.Asoc.Dr Blerim Rexha ligjërues në Universitetin e Prishtinës do të diskutojë mbi temën “Nga shpikja në produkt”, kurse Driton Hapçiu partner menaxhues në Cacttus do të prezantojë mbi temën “Pse investojmë në ndërmarrësitë e bazuara në teknologji”.

Athene Prosjektledelse, Norvegji dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues  ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. /ICK

SHPËRNDAJE