SHPËRNDAJE

Apple Maps iCloudDy vjet më parë, Apple kishte vendosur të heq aplikacionin Google Maps si opsion i parazgjedhur për harta në pajisjet iOS, në vend të kësaj kishte vendosur të përdorur shërbimin e vet për harta Apple Maps. Në atë kohë ishte diçka e pa përgatitur mirë, për arsye se Apple Maps nuk ishte e saktë dhe ishte me plotë probleme. Fatmirësisht Google Maps bëri një kthim dhe u kthye si një aplikacion i pavarur në pajisjet iOS.

Tani sipas një raporti, e njëjta gjë është bërë me iCloud. Apple vitet e fundit ka bërë tranzicion me shërbimet Find My iPhone dhe Find My Friends, kështu që është e paqartë se pse iCloud është shërbimi i fundit i Apple-it që merr Apple Maps!

Përdorimi i Apple Maps në iCloud në fakt deri më tani ka qenë në versionin beta, por tani thuhet se ky shërbim ka dal nga faza testuese dhe operon plotësisht. Kjo nënkupton qe edhe nëse nuk jeni të kënaqur me Apple Maps, ju duhet ta pranoni sepse nuk ka zgjedhje tjetër. Kurse sa i përket shërbimit se sa është funksional mbetet të shihet./ameble

SHPËRNDAJE