Apple iCloud ka probleme dhe nuk është në funksion që disa orë për rreth 3 milionë përdorues ka raportuar CNET. Në uebfaqen e Apple-it për shërbime shkruan se Photo Stream, Documents, Backup dhe iPhoto të cilat funksionojnë me iCloud dhe aktualisht janë disa probleme që lidhen me mirëmbajtjen, përveç kësaj ata kanë shkruar se edhe uebfaqja iMessage dhe iTunes Store kanë po të njëjtin problem.

 iCloud probleme

Shumica e përdoruesve nuk mund ta vërejnë këtë çështje, pasi që sipas CNET vetëm 1 % e të gjithë përdoruesve janë të prekur nga ky problem. Duke marrë parasysh që në botë Apple ka 300 milionë përdorues të iCloud-it, kjo i bie që deri në 3 milion njerëz nuk kanë qasje momentalisht. Megjithatë, është pak frustruese kur ndodheni në mbështetje të një produkti dhe se ai nuk është në dispozicion.

Siç ka qenë edhe me herët, Apple zakonishtë i merr përsipër shërbimet e saja shumë shpejt nën kontroll, kështu që nuk pritet të ketë ndërprerje të gjatë. |ameble|