Kompania Microsoft ka mbajtur premtimin e saj dhe tanimë ka lëshuar versionin “Preview” të shfletuesit Internet Explorer 10 për Windows 7. Version i Internet Explorer 10 për Windows 7 ka pamjen e njëjtë si në versionin e Windows 8, dhe përfshinë karakteristika të tilla si shfletim në ekran të plotë, përshpejtimin harduerik, përkrah funksionin multitouch, si dhe disa karakteristika tjera.
Internet Explorer 10 Preview për Windows 7 tani është në dispozicion për shkarkim pa pagesë. Nëse në Internet Explorer 9 e keni të aktivizuar auto-update, automatikisht do të merrni versionin IE10 kur është në dispozicion. Versionet e vjetra të Windows-it, si Vista dhe XP, nuk do të marrin IE10. |ameble| [divider top=”0″]