Çdo Shtator shtypi për teknologji në botë zbret në Berlin të Gjermanisë, për ngjarjen IFA (tregun botërorë për teknologji), që është një nga ngjarjet më të mëdha tregtare të vitit për teknologji. Nëse nuk ju ka rënë të dëgjoni, IFA mund të krahasohet si përgjigje e Evropës për CES-in që mbahet në Amerikë. Kjo ngjarje fillon me 5 Shtator ku ameble do ta përcjell çdo organizim dhe gjithsesi se do të informoj për me të rejat nga kjo.
Samsung, LG, ASUS, Sony, dhe Huawei së bashku me shumë kompani të tjera të mëdha do të jenë të pranishme dhe të mbajnë konferenca të tyre për shtyp gjatë gjithë javës duke lansuar gjithashtu produkte të reja.
Kemi paraqitur raporte, lajme, thashetheme, disa nga ato janë zyrtarizuar nga kompanitë, mirëpo shkurtimisht do tu japin një pasqyrë, se cilat janë produktet që pritet të shfaqen në ketë organizim vjetor:
- Samsung Galaxy Note 4,
- HTC Desire 820,
- Sony Xperia Z3 dhe ndoshta Sony Xperia Z3 Compact,
- Nokia Lumia 730 dhe Nokia Lumia 830,
- Motorola Moto X+1,
- Huawei Ascend D3 (ose D7), Ascend Mate 7,
- Lenovo Vibe X2,
- Asus ZenWatch, e shumë e shumë pajisje tjera.
Për te gjitha këto, ameble do t’ju informoj vazhdimishtë, gjatë këtyre ditëve. /ameble