SHPËRNDAJE

Bashkë-themeluesi i Instagram-it Kevin Systrom ka deklaruar në një blogpost së aplikacioni i tyre tani ka arritur 100 milionë përdorues aktivë në muaj.

Ai ka shkruar, “Është e kënaqshme për të parë këtë si një arritje të madhe për kompaninë, por unë mendoj se suksesi qëndron tek komuniteti ynë. Tani, më shumë se kurrë, njerëzit fotografojnë botën në kohë reale duke përdorur Instagram dhe ndajnë ato nga të gjitha qoshet e globit. Ajo që ne shohim si rezultat është një botë më e lidhur, kuptohet nëpërmes fotografive”.

Pra është shtuar 10 milionë nga 90 milionëshi që ishte raportuar 5 javë më parë. Vërtet ndryshim i madh brenda 5 javëve. Ky mbetet rrjeti social më i përhapur për shpërndarjen e imazheve në mbarë botën. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE