Instagram blen LumaInstagram ka bërë blerjen e saj të parë duke blerë kështu aplikacionin për shpërndarjen e videove, Luma. Fillimisht është raportuar nga TechCrunch, me pastaj lajmi është konfirmuar nga Facebook të cilët zotërojnë Instagram-in që kishin blerë vitin e kaluar.

Luma është një video sharing aplikacion që ju mundëson jo vetëm të incizoni video në stilin normal, por edhe të aplikoni filtra tek ato, ngjashëm si tek shërbimi i Instagram-it me foto.

Që nga momenti i shitjes Luma ka tërhequr aplikacionin iOS të saj nga App Store, por ka thënë: “Ne do të vazhdojë të përkrahim aplikacionin deri më 31 Dhjetor 2013.”

Njoftimi zyrtar në uebfaqen e tyre shkruan, “Tetëmbëdhjetë muaj më parë kemi hyrë në një mision për të bërë incizimin dhe shpërndarjen (sharing) e videove në mënyrë sa më të lehtë dhe pa ndonjë softuer ekstra të shtrenjtë.”

“Duke u bashkuar kështu me ekipin jashtëzakonisht të talentuar të Instagram-it, ne po marrim një tjetër hap të madh drejt realizimit të misionit tonë.”

Facebook ka konfirmuar se kjo është blerja e parë e Instagram-it dhe se ata kanë blerë edhe talentin edhe teknologjinë, por mënyrën e marrëveshjes nuk e kanë zbuluar, raporton TechCrunch. |ameble|