Instagram to be Sa e madhe mund të jetë shpërndarja e imazheve përmes rrjeteve sociale përmes Instagram-it? Duke u bazuar në atë çfarë deklaron shefi ekzekutiv i Instagram-it Kevin Systrom, nëse sistemi i Instagram-it vazhdon rritjen në këtë mënyrë siç është duke shkuar tani, pritet qe kjo e fundit të jetë “gjëja me e madhe në botë”. Gjithashtu, kjo do të thotë që Instagram do të tejkalojë edhe Facebook-un. Numri i shfrytëzuesve të Instagram-it është trefishuar në 130 milion prej kur kjo kompani u ble nga Facebook-u me vlerë prej 1 miliard dollarë amerikan në vitin 2012.

Duke konsideruar faktin që Facebook ka tetë herë më shumë shfrytëzues, për të arritur këtë rritje do të jetë një gjë e vështirë, por nuk do të thotë që është e pamundur. Ndërsa sipas zëvendësit të Instagram-it Mike Krieger nuk ka shumë rëndësi se cila do të arrijë me lart Facebook apo Instagram, gjëja e rëndësishme sipas tij është fakti se këto të dyja janë “një” kompani e vetme. |ameble|