SHPËRNDAJE

Instagram 300 millionRrjeti social Instagram, që është në pronësi të Facebook-ut ka njoftuar se tani posedon më shumë se 300 milionë përdorues, të cilët shpërndajnë më shumë se 70 milionë përmbajtje brenda ditës.

Ky shërbim i cili ka më shumë përdorues sesa Twitter, ka prezantuar gjithashtu disa karakteristikat të reja që pritet t’i fus në të ardhmen, të tilla si mundësia për të eksploruar si dhe mundësia për verifikimin e llogarisë. Verifikimi i llogarisë nëse nuk ju kujtohet është edhe në Facebook e që zakonisht shfaq një simbol të vogël në profil dhe vërteton përmbajtjen e përdoruesit përkatës.

SHPËRNDAJE