SHPËRNDAJE

Instagram që tani më është në pronësi të Facebook-ut, është në fazë të rritjes dhe zhvillimit më të madh. Sipas hulumtimit të fundit nga comScore gjatë muajit Gusht, raportohet se për një ditë rreth 7.300.000 përdorues aktivë në celularet e tyre përdorin Instagram në krahasim me Twitter me 6.900.000 përdorues. Jo vetëm atë, por comScore ka zbuluar se përdoruesit Instagram ishin në fakt më të angazhuar me fotot se ata që ishin duke bërë kështu me tweets. Hulumtimi tregon se një përdorues mesatar i Instagram shpenzon rreth 257 minuta  në shfletimin dhe shërbimet që ofron Instagram në krahasim me një përdorues mesatar që shpenzon 170 minuta në Twitter. Edhe pse Twitter ende ka rreth 7 milionë më shumë vizitorë unik në muaj se Instagram, ia vlen të përmendet se shërbimi foto-sharing që mundëson Instagram është vetëm një aplikacion dhe nuk është në dispozicion në uebfaqe. Instagram aktualisht është në dispozicion vetëm në dy platforma: Android dhe iOS. Integrimi i Instagram në Windows Phone 8 parashikohet në fund të këtij viti. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE