Intel ka konfirmuar se do të bashkoj biznesin e çipave për PC dhe pajisje mobile, kjo është konfirmuar nga ekzekutivi i kompanisë në një e-mail dërguar për The Wall Street Journal. Ky hap është bërë veçanërisht në kohën kur pajisjet mobile po bëhen më të përdorshme dhe se Intel po zgjeron shtrirjen e tyre në hapësirën e pajisjeve mobile. Disa smartphone dhe tablet tanimë gjenden në treg me procesorë e tyre Atom, të cilët më parë ishin përdorur në kompjuter tradicional.
Ky bashkim gjithashtu do t’i mundësoj kompanisë që të përqendrohet edhe në pajisje dy-në-një (two-in-one), në ato që shërbejnë si kompjuterë dhe si dhe tablet.
“Tregu vazhdon të zhvillohet me shpejtësi dhe ne gjithashtu duhet të ndryshojmë edhe më të shpejtë për të qenë përpara,” ka thënë kryeshefi Brian Krzanich, duke vënë në dukje se ndryshimi do të fillojë vitin e ardhshëm. /ameble