SHPËRNDAJE

Në prezantimin e Intel në Computex, presidenti Renee James ka treguar për herë të parë të ardhmen e Intel-it: një laptop 2 në 1 i pajisur me procesorin 14 nanometër Intel Core M. Ky procesor është gjenerata e pestë e procesorëve Core (edhe pse në foto thuhet se është gjenerata e katërt).

intelCore M

Përdorimi i këtyre procesorëve shpenzon më pak energji, pra do të kemi një kohëzgjatje më të madhe të baterisë. Jemi akoma në pritje të dizajnit final të këtij laptopi dhe dihet që do të jetë një tablet-laptop me trashësi 7.2mm. Pajisja do të shoqërohet me tastierën dhe një pajisje tjetër që do të sigurojë një temperaturë optimale dhe performancë më të mirë.

Edhe pse nuk është hera e parë për një procesor të ngjashëm me këtë, kompania ka thënë se procesori i ri do të jetë më efikas dhe do të përdorë më pak energji. Gjithashtu pajisjet me procesorin Core M nuk do të kenë ventilatorë duke pasur një dizajn më elegant. Intel Core M do të ketë një performancë 20-40% më të mirë se gjenerata paraardhëse, do të konsumojë 45% bateri më pak dhe do të lëshojë 60% më pak nxehtësi, duke lejuar që të mos nevojiten ventilatorët. /ameble

SHPËRNDAJE