Intel gjatë një prezantimi në MWC 2014 në Barcelonë ka njoftuar për dy procesorë të ri 64-bit të dizajnuar për smarthphone dhe tablet Android. Procesorët 22nm 2-bërthamor Merrifield dhe 4-bërthamor Moorefield posedojnë shpejtësi më të shpejtë se sa procesorët rival të tyre nga Apple A7, si dhe Snapdragon Qualcomm 800.
Merrifield, i quajtur ndryshe edhe si Intel Atom Z3480, është me shpejtësi 2.13 GHz dhe thuhet se ofron përmirësim në jetën e baterisë. Pajisjet e para që do ta kenë ketë procesorë të ri mund të lansohen nga muaji i ardhshëm. Ndërkohë, tabletet dhe smartphone-t Android me çipin e ri Moorefield nuk do të lansohen deri në gjysmën e dytë të vitit 2014. Procesori 4-bërthamor është më shpejtësi 2.3GHz dhe ofron grafikë më të mirë dhe memorie të shpejtë.
Intel në ketë prezantim ka shfrytëzuar rastin të informoj gjithashtu edhe për partneritetin e tyre të ri me Lenovo, Asus dhe Foxconn. Tani për tani, prodhuesi i çipave është e vetmja kompani prodhuese e procesorëve 64-bit për pajisje Android dhe Windows edhe pse Qualcomm ka njoftuar gjithashtu për plane të ngjashme. /ameble