Kompania Intel ka konfirmuar se është duke punuar në procesor me 48 bërthama (48-core) të cilët përfundimisht do të përdoren në smartphone dhe tableta, duke u dhënë atyre nivelin e performancës si asnjëherë më parë.
Një shkencëtar laboratori duke folur për Computerworld ka konfirmuar se janë duke punuar në një ‘superchip’ që do fuqizoj brezin e ardhshëm të smartphone-ve, dhe gjithashtu konfirmoi se do të jenë me ne, shumë me shpejt së sa mendojmë.
“Nëse në 5 deri 10 vitet e ardhshme do të kemi këtë teknologji atëherë smartphone-at nuk do të kenë vetëm një aparat fotografik, ata do të kenë 2-3 kamera që do të jenë gjithmonë të ndezura (gati) dhe mund të krijojnë hartë tre-dimensionale.”
Një nga faktorët që do të pengojë ketë projekt është fakti se momentalisht nuk ka softuer të konsumit që kërkon 48 bërthama, e që maksimumin në smartphone tani e kemi vetëm 4. |ameble| [divider top=”0″]