20130227-internet1Pronari i kompanisë facebook dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në botë Mark Zuckerberg ka mbledhur shefat e kompanive më të mëdha të globit te cilat merren me prodhimin e telefonave, kompjuterëve, shpërndarjen e internetit etj.  Ajo çfarë Zuckerberg synon është që të bashkojë të gjithë këto kompani për të krijuar një lloj koalicioni në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje që të mundësojnë lidhjen në rrjetë të Internetit edhe me 5 miliard njerëz të cilët akoma nuk kanë shijuar Internetit apo kompjuterin për shkak të rrethanave ekstreme apo arsyeve të tjera socio-ekonomike.

Sipas njoftimit që është dhënë për media, pronari i facebook tashmë ka paralajmëruar se janë shume afër marrëveshjes konkrete për partneritet rreth kësaj qështje me kompanitë e para siç janë: Ericsson, Nokia, Samsung etj, dhe gjëja e parë që këto të fundit tashmë kanë bërë është formimi i korporatës dhe sajtit Internet.org.

Ndër të tjera ky grup ka për qëllim që të krijoj mundësitë që prodhuesit e pajisjeve elektronike kompjuterike të prodhohen edhe të rangut mesatar dhe të jenë të përballueshme për te gjithë njerëzit kur është fjala tek çmimi i tyre. Pastaj do të rishikohen mundësitë për të dërguar linqe te rrjetave të internetit në vendet ku asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tille më parë. Sipas raportit të VC Mary Meekers rreth shfrytëzimit të trafikut të internetit, del se më shumë se 5 miliard njerëz në tërë rruzullin tokësorë nuk kanë qasje në internet dhe kompjuterë, prandaj kjo çfarë Zuckerberg po bën shihet si një projekt vizionar që është më së i nevojshëm për botën.

Për më shumë shikoni videon promovuese të Internet.org  |ameble|

[youtube id=”NdWaZkvAJfM” width=”600″ height=”350″]