SHPËRNDAJE

Cyber Attack- AmebleCNN  njofton se interneti ka pësuar një ngadalësim prej disa minutash në të gjithë botën,  pas asaj që ekspertët e sigurisë e cilësojnë si sulmin më të madh kibernetik në histori.

Ky sulm, thuhet se fillimisht ka pasur një ndikim në shërbimet e njohura në SHBA  në kompaninë Netflix, në një kompani të madhe të Hostit “Cyberbunkers”e cila gjendet në Holandë dhe shumë kompani të tjera nëpër botë,  por ekspertët e kësaj fushe shqetësohen se ky sulm mund të depërtoj në sistemet bankare dhe në e-mail.

Njësitë policore kundër krimit kibernetik nga pesë vende  të botës,  tashme po hetojnë këtë sulm.

Organizata anti-spam Spamhaus tha këtë të mërkurë se ajo është goditur nga një sulm masiv i cili asnjë nuk kishte ndodhur më parë, me shumë gjasë nga një grup me bazë në Gjenevë.

Keni parasysh që ditë me parë një lloj sulmi tjetër kibernetik që bllokonte sistemet operative ndodhi në shtetin e Koresë Jugore duke paralizuar kështu pothuajse tërë sistemin bankar dhe shërbime të tjera të këtij shteti. |ameble|