Përdoruesit e pajisjeve të bazuara në iOS kanë pranuar jashtëzakonisht shpejtë përditësimin (update) e fundit të sistemit operativ mobil të Apple. Sipas të dhënave nga kompania Chitika, vetëm një ditë pas lëshimit, iOS 6 gjindej në 15% të pajisjeve të bazuara në iOS.
Me këtë, Apple edhe një herë tregon avantazhin e qasjes së tij aty ku ka kontroll të rreptë mbi harduer dhe softuer për pajisjet e tij, sidomos në krahasim me Android i cili edhe dy muaj pas lëshimit të versionit të fundit të Jelly Bean gjindet në vetëm 1.5% të pajisjeve. Poashtu vihet në dukje se iOS 6 është pranuar shumë më shpejtë se sa sistemi operativ i Apple-it për kompjuterat klasik Mountain Lion, i cili pas 24 orëve të para ishte instaluar në 3.2% të pajisjeve.
iOS 6 është në dispozicion për instalim në pajisjet e Apple që nga dita e mërkurë, ndërsa si risi më të rëndësishme sjell aplikacionin e vet të Apple për menaxhimin e hartave gjeografike, i cili do duhej të zëvendësojë aplikacionin aktual të Google. Është pikërisht ky aplikacion i cili shumë shpejt u shëndrrua në shënjestër të kritikave dhe talljeve për shkak të të metave të shumta në paraqitje (shih foton). [divider top=”0″]