Disa javë më parë kemi publikuar një Edutek se si të përgatitni iPhone-in / iPad-in për versionin e ri iOS 8. Që nga sot, ky version është i gatshëm për shkarkim si dhe instalim dhe para se të filloni me këtë proces, paraprakisht ju duhet të dini se a e përkrahë pajisja juaj sistemin iOS 8.
Cilat pajisje do të përkrahin versionin iOS 8?
Duhet kuptuar se versioni i ri iOS 8 nuk do të përkrahë të gjitha pajisjet e prodhuara deri më tani nga Apple. Pajisjet që përkrahin versionin iOS 8 janë:
- iPhone 4S,
- iPhone 5,
- iPhone 5S,
- iPhone 5C,
- iPhone 6
- iPhone 6 Plus
- iPad 2,
- iPad 3,
- iPad 4,
- iPad Air,
- iPod Touch gjenerata 5,
- iPad Mini dhe
- iPad Mini me ekran retinë.
Çfarë duhet të bëhet para se të instalohet versioni i ri, rekomandojmë këtë material se si të përgatitni iPhone-in / iPad-in për versionin e ri iOS 8. Si të filloni me instalimin e iOS 8, klikoni tek opsioni Settings, duke vazhduar më tutje tek Opsioni General dhe në fund klikoni tek Software Update./ameble