SHPËRNDAJE

iPhone  patente shoferiOS ose edhe Android mund të bëhen pjesa më e rëndësishme e jetës tonë në të ardhmen. Sipas një raporti të The Wall Street Journal përdoruesit e smartphone-ve se shpejti mund te ruajnë patentën e shoferit në një aplikacion special. Iowa është vendi i parë në Amerikë që po provon të fus patentën e shoferit për smartphone-t në Amerikë, e që do të funksionoj ngjashëm sikur me patentën tradicionale të plastikes.

Me sa duket, të dy edhe iOS edhe Android janë zhvillimin e kësaj ideje si aplikacion, ku pritet të jetë në dispozicion pa pagesë për përdoruesit e interesuar në të ardhmen. Megjithatë, edhe pse aplikacionet pritet të lansohet në vitin 2015, ende ekzistojnë disa shqetësime në lidhje me sigurinë, që mund të vonojnë lansimin.

Problemi me patentë shoferin digjital është se mund të ekspozohen të dhëna shtesë për përdoruesin, në rast se ai ose ajo ja jap pajisjen oficerit në kërkim për të parë dokumentin digjital. Andrea Henry, një zëdhënëse e Departamentit Lokal të Transportit thotë se aplikacioni duhet të punojë në mënyrë të tillë telefoni nuk lë dorën e përdoruesit, në rast kur patenta e shoferi duhet të inspektohet. 
Së fundi
, krijuesit e aplikacionit do të përfshijnë gjithashtu disa karakteristika të sigurisë për aplikacionin, kështu që licencat e shoferit të mos falsifikohen.

Përveq Iowa-s, kompania që po e zhvillon ketë aplikacion është duke e shqyrtuar ketë mundësi edhe me 20 vende tjera. /ameble

SHPËRNDAJE