Në Apple thuhet se do të nisë një version i ri iPad në mars 2013. Nëse këto thashetheme janë të vërteta, atëherë ky do të jetë edhe një sukses i radhës së kompanisë, pasi që vetëm pesë muaj do ta ndajnë atë nga nisja e brezit iPad 4 që ishte lansuar në tetor 2012.

Dimensionet e sakta ende nuk janë treguar, por duke u bazuar në spekulime, thuhet se do të ketë një reduktim 2 mm në trashësi, një reduktim 4 mm në gjerësi, dhe një reduktim 17 mm në lartësi. Këto reduktime do të vendosnin dimensionet e iPad të ri në 224,5 mm (h) x 181,7 mm (W) x 7,4 mm (d).

Vendosmëria dhe gatishmëria e lansimit  iPad 5 nga Apple nuk është për tu habitur, duke pasur parasysh konkurrencën në rritje nga tableta Android, dhe numrin e madh të Windows 8 tabletave që priten të lasohen deri në vitin 2013. |ameble| [divider top=”0″]