iPad Mini 3Ngjarja iPad 2014 nga Apple tani më është zyrtare, në të cilën kompania pritet të prezanton disa tablet të ri, duke përfshi iPad Air 2 dhe iPad Mini 3.

Ajo çfarë dimë deri më tani është se iPad Mini 3 do të vije me ekranin Retina, procesorin 64-bit Apple A8, 2GB RAM memorie së bashku me platformën Apple iOS 8.1.

Po ashtu, ka pasur edhe disa thashetheme se dizajni i ri iPad Mini 3 do të ndryshojë pak, pajisja do të jetë më e hollë se modeli aktual si dhe Apple është duke punuar në përmirësimin e cilësisë së kamerës.

Për këtë model ka pasur edhe disa zëra se Apple mund të ndryshoi edhe emrin e iPad Mini në iPad Air Mini.

Të gjitha të lartë përmendura do të vërtetohen javën e ardhshme, me 16 tetor, në ngjarjen e organizuar nga Apple. /ameble