SHPËRNDAJE

Kompania e quajtur Tawkon krijoi një aplikacion me diagram informues për telefona të ndryshëm i cili tregon se sa trupi juaj absorbon sasi të energjisë rrezatuese SAR (Specific absorption rate) gjatë përdorimit.

Sipas Tawkon, “iPhone 4S lëshon tri herë më shumë energji rrezatuese sesa Galaxy S3”.

Kompania më parë kishte paraqitur aplikacionin në App Store për ti lajmëruar përdoruesit e iPhone kur telefonat e tyre transmetojnë energji rrezatuese të rrezikshme gjatë përdorimit, por pas një viti Apple largoi aplikacionin nga App Store me arsyetimin se nuk kishte interesim për aplikacionin. Në atë kohë ishte dilemë se Apple veproi arsyeshëm ku edhe sot besohet nga disa që largimi i aplikacionit ishte vetëm se iPhone nuk paraqitej në mënyrë më të mirë.

Lajmi i mirë është që aplikacioni është ne dispozicion për telefonat Android ku dhe mund ta shkarkoni më poshtë:
 [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE