SHPËRNDAJE

Apple ka publikuar numrin rekord të para-porosive për një ditë të iPhone 5, dy milion ështe numri i porosive për iPhone 5, nga e premtja e kaluar kur edhe u publiku. Kjo ështe dyfishi i iPhone 4S. Në të njëjtën kohë edhe aksionet e Apple-it kanë kaluar vlerën rekord 700 dollarë për aksion, tani kompania më e vlefshme në botë është me vlerë gati 656 miliardë dollar, rreth gjashtë herë më shume se në qershor 2007 kur është lëshuar iPhone-i parë.

Nëse këto të dhëna janë të sakta atëher pritet që në dyqanet e Apple-it të krijohen radhë të gjata pritjesh. Në New York tash kanë filluar të presin në radhë për të qenë të parët ata që do të pajisen më iPhone5.

Apple ka deklaruar se kërkesa për telefonin ka tejkaluar furnizimin fillestar, kështu që edhe pse shumica e para-porosive do të dorëzohet të premten, të tjerët do të presin për dërgesë deri në Tetor. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE