Sipas një raporti nga Chitika, gjërat kanë filluar të ndryshojnë në luftën e dy gjigantëve të mëdhenj iPhone 5 dhe Samsung S3. Edhe pse specifikat harduerike të Samsung S3 e tejkalojnë iPhone 5, kjo nuk do të thotë asgjë për adhuruesit e produktit nga Apple. Tani më vërehet qartë një avantazh i iPhone 5 ndaj Samsung Galaxy S3 në drejtim të trafikut të internetit të gjeneruara, ku 56% të internetit është gjeneruar nëpërmjet iPhone 5, ndërsa 44% nga Galaxy S III.
Megjithatë, ky raport na tregon ecurinë e telefonave Android që janë duke u prodhuar dhe dizajnuar në ditët e sotme. Dy vite më parë, askush nuk do të mendoj se një model i caktuar i celularit mund të jetë i afërt ose një kundërshtar i denjët me iPhone 5 siç është Samsung Galaxy S3. |ameble| [divider top=”0″]