SHPËRNDAJE

Produkti më i ri nga Apple, iPhone 5, paraqet ende një biletë të nxehtë në gjithë botën pasi që blerja e tij është duke u bërë gjithnjë më e vështirë në shumicën e rajoneve. Në SHBA, porositja e iPhone 5 mund të bëhet nëpërmjet dyqaneve online të Apple, që kërkon kohë 3-4 javë, që realisht paraqet një kohë  tmerrësisht të gjatë për tu pajisur me një smatphone të ri. Një lajmë interesant i cili ka tërhequr vëmendjen në botë është blerja e iPhone 5 në Hong Kong. Mënyra e vetme për të marrë një iPhone 5 në Hong Kong është për të fituar atë në lotari. Në dyqanin me pakicë të Apple në Hong Kong, porosia e iPhone 5 bëhet online, dhe sipas një procesi të veçantë të lotarisë zgjidhet fituesi i cili ditën të nesërme mund ta blej iPhone 5. Nëse keni fat në lotari, ju mund të pajiseni me iPhone 5 për një ditë, e nëse jo duhet pritur 3-4 javë pas bërjes se porosisë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE