Një postues në faqen Kineze microblogging shkruan se një shok i tij i ka parë modelet e shumëpërfolura iPhone 5S dhe iPhone 6 dhe ka shtuar se ato mund të nxirren në shitje sivjet. Sipas faqes në fjalë iPhone 5S dhe iPhone 6 janë parë te një furnizues i Apple-it në Kinë.
Në bazë të një postimi në Sina Tech, përdoruesi Old Yao ka thënë se këto modele të iPhone -ve mund të nxirren sivjet në treg. Sipas tij, iPhone 5S është i ngjashëm me iPhone 5, kurse iPhone 6 është më i gjerë, më i gjatë dhe më i hollë se ai. Tani kur Apple është në prag të lansimit të një smartphone-i të ri spekulimet nuk kanë të ndalur, kurse komentet e Old Yao ndoshta duhet të merren me rezervë.
Kohë më parë analistët spekulonin se në korrik ose qershor Apple do të nxirrte në treg një iPhone 5S dhe një version të përtërirë të iPhone 5. Muajin e kaluar analisti i KGI Securities- Ming-Chi Kuo- parashikonte se modeli i ri S do t’i ngjajë modelit aktual me pak përmirësime, përfshirë një procesorë A7 me performancë më të shpejt dhe një sensor për gjurmë te gishtërinjve.
Madhësia më e madhe e ekranit për Iphone 6 mund t’i tërheq blerësit që tash janë të dhënë pas Galaxy S3 me 4.8 inç dhe 5.5-inç Galaxy Note 2 prodhim i Samsung-ut. |ameble| [divider top=”0″]