Kompania Apple ditën e djeshme ka njoftuar për rezultatet e fundit financiare të tyre, dhe sipas rezultateve duket se kanë shitur më shumë iPhone në tremujorin e fundit së sa vitin e kaluar, edhe pse numri i pajisjeve të shitura përfshinë iPhone 4, iPhone 4S dhe iPhone 5.
Apple nuk ka zbuluar se sa njësi të iPhone 5 janë shitur, mirëpo ka pasur raporte se shitja e këtij modeli nuk kanë qenë aq e mirë krahasuar me modelin e mëparshëm.
Udhëheqësi kryesor në kompaninë Apple, Tim Cook ka folur për iPhone 5 gjatë kësaj ngjarje duke thënë:
Pikëpamja ime për iPhone 5 vazhdon të jetë e njëjtë, që ka ekranin më të mirë në industri. Ne gjithmonë përpiqemi për të krijuar ekran shumë më të mirë. Disa konsumatorë vlerësojnë madhësinë e ekranit të madh, të tjerët vlerësojnë faktorët të tjerë të tillë si cilësia, rezolucioni, ngjyra, reflektimi, konsumi i energjisë, pajtueshmëria e aplikacioneve, dizajni etj. Ai ka vazhduar kështu duke përmendur disa krahasime përreth modeleve të tyre.
Pra, nga kjo çfarë ai ka thënë, lirishtë mund të mendojmë se iPhone-i i ardhshëm mund do të shfaqet me ekran të njëjtë dhe i madhësisë së njëjtë me iPhone 5, smartphone-i i ardhshëm është përfolur që të quhet iPhone 5S. |ameble|