SHPËRNDAJE

iPhone-5S madhesiaProdhuesit e tillë siç janë HTC, Samsung, LG etj. ofrojnë shumëllojshmëri të smartphone-ve me madhësi të ndryshme të ekraneve, mirëpo Apple asnjëherë nuk e ka ndjerë nevojën për të lëvizur në treg me ekran apo dizajn të ndryshëm. Edhe modeli i fundit iPhone 5 me ekran 4 inç konsiderohet të jetë i vogël krahasuar me standardet e sotme.

Një raport i ri tregon se, Apple më në fund është duke u përgatitur që modeli i ardhshëm iPhone 5S të paraqitet me ekran në madhësi të ndryshme. Brian White nga Topeka Capital Markets beson se Apple është duke u përgatitur që gjatë kësaj verë të lansoi modelin iPhone 5S në “të paktën dy”, apo “ndoshta edhe tri”,  madhësi të ndryshme të ekranit.

“Ne besojmë se Apple është duke kuptuar faktin se një madhësi në modele të iPhone-it nuk pëlqehet nga të gjithë, dhe është mirë tu ofrohet konsumatorëve opsione,” ka shkruar White në një shkrim të tij për investitorët.

Analisti pret gjithashtu që Apple gjatë këtij viti të ofrojë iPhone me çmim të ulët edhe pse nuk pritet që ai të jetë nën 300$, duke vënë në dukje se ” po të ishte 150$ – 200$ nuk do të ketë kualitet.”

Thashethemet e fundit thonë se Apple më 20 Qershor do të prezantoj modelin iPhone 5S me procesor më të shpejtë, kamerë më të mirë dhe versionin iOS të përditësuar. |ameble|

SHPËRNDAJE