Smartphone i ardhshëm i Apple-it, iPhone 7, do të sjellë një dizajn të ri që do të jetë mbresëlënës, 1mm më i hollë se sa iPhone 6S. Pajisja pritet të vijë pa portën e kufjeve, por mund të vijë me altoparlantë stereo ngjashëm si në iPad Pro.
Me 1mm më i hollë se iPhone 6S, iPhone 7 dimensionet e tij pritet ti ketë vetëm 6.1mm, e që e do të jetë iPhone-i më i hollë deri më sot – dhe një nga smartphone-t me të hollë në treg në përgjithësi. Rivali i tij kryesor, Samsung Galaxy S7 posedon dimensione 7.9mm – 1.1mm më shumë se ai i vitit të kaluar Galaxy S6.
Macotakara për modelin e ardhshëm të iPhone-it aq të hollë thotë se Apple e sjellë duke e hequr portën për kufje të smartphone-it. Përdoruesit në vend të kësaj duhet të llogarisin në kufje me Bluetooth apo me lidhje të dritës.
Pjesa tjetër e dimensioneve, lartësia dhe gjerësia pritet të mbesin të njëjta. /ameble