SHPËRNDAJE

iPhone 8 po vjen, dhe risi po bjen

Kemi raportuar edhe më herët se Apple ka blerë 70 milionë panele ekranesh OLED nga Samsung, për versionin e ardhshëm të iPhone-it dhe tani kanë dalë në qarkullim informacione më të detajuara për këtë model.

Së pari pritet që ekrani të ketë madhësinë 5.8 inç. Butoni i mesem do të hiqet komplet për t’i lëshuar vend “hapësirës funksionale”, ngjashëm me atë që ndodhet në MacBook.

Pritet të jenë dy opsione: njëri me kapacitet 64GB dhe tjetri 256GB. Çmimi fillestar për versionin me 64GB pritet të jetë 790€ ndërsa versioni me 256GB do të kushtojë rreth 930€. I vetmi smartphone që mund të krahasohet me modelin e ardhshëm të iPhone 8 është Galaxy S8+ me 6GB RAM dhe 128GB memorie që në lansim kushtoi 960€. /ameble.com

BURIMIGSMArena
SHPËRNDAJE