Apple ka bërë një porosi të madhe të ekranëve të lakuar OLED nga Samsung, bazuar në shumë raporte që burojnë nga zinxhiri aziatik i furnizimit të Apple. Porosia po nxit thashethemet që modeli i ardhshëm iPhone 8 do të ketë ekran të lakuar.
Në mes tjerash Nikkei Asian Review ka raportuar:
“Apple ka porositur 70 milion njësi të paneleve OLED nga Samsung këtë vit, përderisa Samsung po përgatit që të shesë në total deri 95 milion njësi për Apple në këtë vit, në rast se kërkesat i kalojnë pritshmëritë”
DigiTimes, i cili ka një rekord sa i përket thashethemeve për iPhone, të enjten theksoi raporte tjera nga mediet aziatike:
“Raportohet që Apple ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Samsung Display për furnizim me panele OLED në vlerë prej 9 miliardë $,”
Nuk është e qartë nëse ekranet do të jenë të lakuar për të mbështetur funksione të reja, ashtu sikur pajisjet Galaxy të Samsung janë, apo ekrani i lakuar do të jetë për arsye estetike. iPhone 7 plus e ka një lakim të vogël të ekranit, por nuk ka ndonjë funksion.
Edhe Wall Street Journal, në vitin 2016 po ashtu ka raportuar se Apple po i shqyrton ekranet e lakuara. Megjithatë, kohëve të fundit, thashethemet kanë sugjeruar se Apple do të vazhdoj me ekranet e rrafshëta.
Apple pritet që t’i prezantoj tri pajisje të reja më vonë gjatë këtij viti, viti i dhjetë i lansimit të iPhone. Një pajisje me ekran të madh mund të ketë një emër special si iPhone 8, iPhone X ose iPhone Edition. Dy pajisje tjera më të vogla priten së bashku me të si përditësime të produkteve tradicionale. Këto pajisje pritet të kenë ekran të rrafshët, bazuar në DigiTimes./ameble