Spekulimet për iPhone nuk kanë të ndalur. Sipas informatave më të reja nga China Times të përkthyera nga BrightWire, Apple po planifikon të lëshojë dy modele të reja në treg, është fjala për iPhone 5S dhe një telefon më të madh “iPhone Math”. Pasi që emri “iPhone Math” është shumë i pazakontë nga skema tradicionale e emërtimit nga Apple, ende nuk është e qartë nëse ky është një emër apo një përkthim i gabuar.
China Times thotë se iPhone-i më i madh do të vijë i pajisur me një ekran 4,8 inç dhe një kamerë prej 8-megapixel. Është thënë se ky smartphone do të debutoj në treg gjatë muajit qërshor së bashku me iPhone 5S. Në të njëjtën kohë një iPhone tjetër është thënë që do të vijë në fund të vitit gjatë sezonit të festave, me një kamerë 12-megapixel. Megjithëse raporti përmban informacione të detajuar mbi furnizuesit, prodhuesit, dhe sasinë e prodhimit, është vështirë të besohet se Apple do të prodhojë një iPhone më të madh dhe në të njëjtën kohë do të lëshojë dy modele të reja në një periudhë kohore prej gjashtë muajsh.
Megjithatë kjo nuk është thashethemnaja e parë për një iPhone më të madh. Analisti Peter Misek për herë të parë raportoi në dhjetor se Apple është duke punuar në një iPhone me një ekran prej 4.8-inch.|ameble| |MacRumors|[divider top=”0″]