Nuk dihet nëse iPhone i ri do të ndryshojë botën, por po i afrohemi gjithnjë e më shumë ditës që do ta kemi në dorë. Kur përmendet iPhone 5, në mendje na vjen një projekt i ri dhe mbresëlënës i Apple-it.

Një imazh i rrjedhur pak ditë me parë nga Apple na tregon paraqitjen e iPhone 5. Sipas faqes 9to5Mac, e cila ka publikuar imazhin, ka bërë të ditur edhe disa detaje të pajisjeve te tjera te kësaj kompanie. Sot 11 qershor Apple pritet të konfirmojë lajmet që qarkullojnë në media mbi perimetrat e telefonit të saj të ri.

Sipas 9to5Mac, iPhone i ri do të ketë një ekran 3.999 inç (10cm) dhe një rezolucion prej 1136×640, e cila bën që telefoni të ngjaj më ekranin e iPad-it. IPhone 5 do të ofrohet në dy ngjyra, i zi dhe i bardhë.

Siç e dimë Apple nxori me 14 tetor telefonin iPhone 4 dhe modeli i ri pritet të dalë në treg tani. Dy javë më parë Apple pas një kontesti gjyqësor  regjistroi domenin iPhone5.com që thuhet se është modeli i fundit i aprovuar nga Steve Jobs.

Bloomber, duke cituar burime të saj, raporton se Jobs ka luajtur rol kyç në krijimin e këtij telefoni edhe pse ndodhej me raport mjekësor gjatë punimeve për iPhone 5.

Ndërkohe ne faqen iclarified, thashethemet paraprake të datës 10 Qershor 2012 flasin nga burime anonime por të sigurta se Iphone5 nuk do të publikohet këtë ditë, ajo çfarë do të zavendsoj këtë lajm të shumë pritur është se Apple do të lansoj Sistemin Operativ për Iphone me versionin e ri  iOS 6 beta dhe versionin më të ri te browserit  Safari 6 beta.

Por cila do që të jetë dita e publikimit te Iphone5, A duhet të presim ndryshime të tjera? Çfarë do të jetë ndryshe në këtë pajisje që të jetë konkurrent i denjë i telefonave te mençur siç është Samsung Galaxy S3 apo HTC OneX. |9to5mac.com| |iclarified.com|[divider top=”0″]