SHPËRNDAJE

Vetëm dy muaj pas paralajmërimit fillestar në publik, dhe më pak se 1 vit nga lansimi i rrjetit të vetëm 3G në Kosovë, IPKO ka njoftuar se është gati për lansimin e rrjetit më të shpejtë mobil në botë – 4G.

Prej nesër, IPKO do ti përzgjedh disa nga përdoruesit e saj të telefonisë mobile të cilët do ta kenë mundësinë e përjetimit dhe testimit direkt të shërbimit më të shpejtë të internetit në mobil deri më sot – atij 4G, nga telefonat e mençur mobil që e mbështesin këtë rrjet.

Fillimisht, rrjeti 4G nga IPKO do të ofrohet në zonat më të populluara të kryeqytetit dhe në aeroportin e Prishtinës.

Për përdoruesit e saj mobil që ende nuk janë pajisur me telefonat e rinj mobil që mbështesin rrjetin 4G, IPKO do të ofroj edhe modele të reja të telefonave të mençur nga prodhuesit kryesor në treg, përkatësisht markat Samsung, LG, HTC dhe Sony, të cilët do të mund të blihen me pakon Mega, për përvojën më të mirë të rrjetit 4G dhe telefonit të mençur mobil.

Çmimet e telefonave, të kombinuar me internetin në mobil përbëjnë ofertën më të mirë në treg: LG F70 (15.95 euro në muaj), HTC 510 (19.95 euro në muaj), Sony Xperia M2 (19.95 euro në muaj), dhe Samsung Galaxy Express 2 (22.95 euro në muaj).

Në çdo model të zgjedhur të telefonit, për një vit rresht përdoruesi për çdo muaj pranon edhe 3GB internet. /ameble

SHPËRNDAJE