Duke filluar prej sot, IPKO do të jetë kompania e parë kosovare e cila ju mundëson të bëni pagesa online.

IPKO Online 24

Tani, të gjithë mbajtësit e kartelave VISA dhe VISA Electron do t’i gjejnë dyqanet e kompanisë IPKO gjithmonë “hapur” pasi që ata mund ta bëjnë ri-mbushjen e çdo shërbimi brenda 24 orëve në ditë, në çdo ditë të javës.

Pagesa e shërbimeve të IPKO-së online mund të bëhet me çdo kartelë bankare VISA dhe VISA Electron e cila mundëson pagesat online, nga çdo konsumator i IPKO-së, çoftë brenda apo jashtë Kosovës.

Të gjithë konsumatorët e IPKO-së të cilët pagesat e tyre i bëjnë nga brenda ose jashtë vendit do të paguajnë çmimin identik të shërbimit, pa u ngarkuar me asnjë provizion shtesë.

Vizitoni dyqanin online në: http://shop.ipko.com/