Pas vendimit dhe dhënies se dritës së gjelbër nga ARKEP për fillimin e rrjetit 3G në Kosovë, dy operatorët vendor, Vala dhe IPKO, kanë theksuar se janë të gatshëm të fillojnë më shërbime të tilla. Vendimi i Autoritetit, lejon dhe mundëson fillimin e ofrimit të shërbimeve mobile brezëgjera nga ana e operatorëve të rrjetave dhe shërbimeve publike mobile.
Kompania IPKO si duket ka dhënë maksimumin që të jetë e para në ofrimin e shërbimeve 3G në vendin tonë duke filluar nga 1 Dhjetori, në datën kur do të mbahet edhe balotazhi për kryetar të komunave në Kosovë. A do të jetë më atraktive fillimi i shërbimeve dhe mundësive të reja në rrjetin e telefonisë mobile apo zhvillimet politike në vend, mbetet të shihet me 1 Dhjetor :).
[youtube id=”8giZnXW_bsU” width=”600″ height=”350″]
Mirëpo, disa thashetheme janë shpërndarë se operatori IPKO bashkë me lançimin e rrjetit 3G do të bllokoj shërbimet për thirrje dhe mesazhe siç janë Viber, Tango, Skype etj!? Ne, kemi telefonuar kompaninë IPKO dhe kemi marr një konfirmim se nuk do të ketë asnjë ndryshim në shërbimet aktuale të ofruara në telefoninë mobile.
“Pra, nuk do të bllokohet asnjë shërbim apo aplikacion përbrenda rrjetit 3G të ofruara nga IPKO.”
Gjithashtu është cekur së të gjithë ata që përdorin rrjetin GPRS/EDGE automatikisht do të kalojnë në 3G po që se pajisja e tyre përkrahë një shërbim të tillë.
Dallimi në mes të lidhjes që kemi pas deri me tani dhe asaj që pritet të vij 3G, mund ta lexoni këtu. |ameble|