Programi i vetëm në treg për shpërblimin e konsumatorëve besnik, “Pika”, tani do të fillojë t’i shpërblejë edhe konsumatorët e internetit dhe televizionit digjital.

Prishtinë,12  shkurt 2013 – Listës prej më shumë 200.000 konsumatorëve besnikë  të telefonisë mobile IPKO – anëtar të programit “Pika”, tani do t’i shtohen edhe dhjetëra mijëra konsumatorë tjerë të kompanisë të cilët në baza mujore përdorin pakot e ndryshme të internetit dhe televizionit digjital.

Prej sot, konsumatorët e shërbimeve fikse (internetit, TV digjital) të cilët regjistrohen në programin “Pika”, do të shpërblehen me pika, të cilat më pas mund t’i konvertojnë në produkte dhe shërbime të kompanisë IPKO – si SuperRrethi, Fillo 10, SMS, MMS, MB, pako të internetit (pako 2), TV digjital (pako Premium), apo dhurata tjera në listë.

Pas regjistrimit në programin “Pika”, konsumatorët pranojnë pika për mirëseardhje, ndërsa sasia e pikëve që ata marrin varet nga mbushja e fundit e shërbimit të përdorur nga IPKO.

Më pas, konsumatorët fitojnë pikë për çdo mbushje të bërë për pakot e internetit, apo TV digjital, si dhe për pakot e kombinuara të shërbimeve si: Solo (TV ose internet), DUO (TV dhe internet), TRIO (TV, internet dhe telefoni fikse) ose QUATRO (TV, internet, telefoni mobile dhe telefoni fikse).

Këto pikë gjithashtu mund të grumbullohen me pikët tjera të mbledhura nga shërbimet e telefonisë mobile, në kuadër të programit “Pika”.

Deri më sot, telefonia mobile IPKO ka shpërndarë më shumë se 16 milionë pika për më shumë se 200.000 konsumatorë të saj të cilët janë të regjistruar në program.

Regjistrimi në program mund të bëhet në secilin prej dyqaneve zyrtare të kompanisë IPKO, ndërsa konsumatorët e rinj të cilët nuk kanë numër 049 do të shpërblehen edhe me një numër mobil, falas.

Përveç shpërblimit të konsumatorëve të saj besnik, IPKO njihet si një kompani moderne me shërbime të avancuara, dhe ka një reputacion të një kompanie që kujdeset për konsumatorët e saj. |Ipko| |ameble| [divider top=”0″]