SHPËRNDAJE

Iron Man HTCHTC thuhet se ka marrë ndihmën e aktorit Robert Downey Jr., i cili tani gjendet në kulmin e karrierës së tij me serinë e filmave Iron Man dhe Sherlock Holmes, për një fushatë dy vjeçare në marketing. Sipas Bloomberg, ylli i Hollivudit do të përdoret në revista, TV dhe reklama të billboard-eve, si pjesë e marrëveshjes 12 milionë $. Për Downey pretendohet se ka një kontroll kreativ për reklama.

Marketingu kurrë nuk ka qenë i përfshirë aq fortë në kompaninë HTC, sidomos kundër kompanive të mëdha të tilla si Apple dhe Samsung. Kompania tajvaneze këtë vit ka thënë se do të ketë një fokus të rinovuar mbi marketingun e produkteve të saj, dhe se është duke u theksuar më tej nga ky partneritet i profilit të lartë. Krahasimet e mundshme mes Iron Man dhe smartphone-it HTC One nga alumini praktikishtë mund të përshtaten.

Sipas Bloomberg, marrëveshja pritet të shfaqë vetëm Downey si personazh të vetëm, dhe jo ndonjë nga personazhet e tij. Pra, a do të rris tregun kjo marrëveshje e parë për HTC-në, mbetet të shihet në të ardhmen. |ameble|

SHPËRNDAJE