SHPËRNDAJE

Nëse jeni tifoz i flaktë në lodra që kontrollohen nga largësia (remote control) duke përdorur iPhone ose iPad, dhe nga tani keni një tank spiun me kamerë që quhet iSpy.

Ky tank lodër është shumë interesant dhe i ndryshëm nga lodrat e tjera të kontrolluara nga largësia, sepse ka një kamerë të integruar pa tela (më WiFi). Kjo kamerë pa tela transmeton video në smartphone-in tuaj duke mundësuar kështu pamje se çfarë sheh tanku. (shih videon)

[youtube id=”moQgUQruTsk” width=”600″ height=”350″]

Kamera në tank mund të regjistrojë video dhe të marrë fotografi. Ajo funksionon nëpërmjet një aplikacioni dhe përdor lidhjen Wi-Fi. Tanku mund të kthehet në të majtë dhe në të djathtë, lëviz përpara dhe prapa, si dhe kamera mund të zhvendoset lart e poshtë.

Fuqia vjen nga gjashtë bateri AA dhe ky tank lodër është në dispozicion për 100 $. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE