Microsoft ka qenë duke punuar në projektin “Skype Translator” i cili me shërbimet që ofron, do të mundëson përkthimet me zë në kohën reale.
Ky program i ri i përkthimit është në dispozicion për testim për klientët që tani më janë regjistruar si dhe për ata që janë duke e përdorur versionin e sistemit operativ Windows 8.1.
Microsoft kishte testuar programin e përkthimit me fëmijët në Shkollën Peterson në Meksikë dhe Shkollën Fillore Stafford në Tacoma, SHBA, i cili është paraqitur në videon e më poshtme.
Fëmijët folën me njëri-tjetrin në gjuhë të ndryshme dhe me nëpërmjet Skype Translator biseda e tyre ishte përkthyer në kohen reale.
Siç mund të shihet në këtë video, programi i përkthimit nëpërmjet aplikacionet Skype si duket është duke punuar shumë mirë, dhe bisedat mes fëmijëve në gjuhë të ndryshme janë përkthyer në gjuhën e tyre në kohë reale.
Aktualisht programi ofron mbështetje për dy gjuhë, spanjolle dhe atë angleze./ameble