Siç pritej, në ngjarën “Microsoft Windows 10” është prezantuar sistemi i ri operativ Windows 10, i cili nga java e ardhshme do të jetë i gatshëm për të gjithë ata të cilët nënshkruan marrëveshje me kompaninë Microsoft para lansimit. Microsoft bëri një shtytje të fortë në drejtim që të lidh të gjitha pajisjet me një sistem unik nëpërmjet aplikacioneve universale sikurse Office, Outlook, dhe aplikacione të tjera të cilat punojnë në mënyrë të ngjashme në të gjitha pajisjet. Edhe Cortana është kudo, duke punuar si një ndërfaqe e natyrshme dhe si asistent personal i përdoruesit.
Vështrim i ri dhe rikthimi i Start menu-së vjetër
Edhe pasi që solli një sistem të ri Windows 8, më pastaj versionin Windows 8.1, Microsoft ishte ende duke u përpjekur për të bërë një sistem operativ që do të punonte në të dy pajisjet, kompjuter dhe pajisje mobile. Dhe si duket, Microsoft tani më ka arritur misionin me sistemin e ri Windows 10.
Një kombinim i qëlluar i veçorive të Windows 8.1 si dhe rikthimi i Start menu-së vjetër, ofron përtej ndryshimeve vizuale të ikonave të desktopit. Zgjerimi i Start menu-së në një pamje të plotë ekrani asociacion se jeni duke punuar ende në Windows 8.1. Kjo ishte një tjetër përpjekje për të mbajtur karakteristikat më të mira të desktopit të Windows-it i cili është përshtatur edhe tek ekranet me prekje.
Desktopi në telefonin tuaj
Windows 8 ishte një platformë për desktop edhe për tablet, por tani Windows 10 ofron më shumë; ai do të jetë edhe për telefona. Pra, sistemi i ri është i ndërtuar në mënyrë që të përshtatet edhe me pajisje më të vogla se 8 inç duke ofruar më shumë se sistemi operativ Windows Phone. Vërtetë, verzioni i unifikuar nga Microsoft, do sinkronizoj njoftimet në mes të PC-së dhe telefonit, si dhe shërbimi Skype do të integrohet në aplikacion të mesazheve.
Cortana edhe në PC
Cortana, asistent personal nga Microsoft-it i ndërtuar për të asistuar përdoruesin, është integruar edhe në PC. Deri më tani, Cortana ishte në dispozicion për pajisjet mobile, ndërsa me Windows 10 do të jetë pranë Start butonit dhe do të shërbejë si një ndërfaqe e versionit të sistemit operativ.
Ajo do të përgjigjet në të folurit gjatë parashtrimit të pyetjes, si dhe do të ofron shërbime të kërkimit në dokumente lokale si dhe ato të depozituara në OneDrive. Cortana gjithashtu do të integrohet në aplikacionet Maps, duke ofruar informata për parkimin e makinës tuaj. Cortana do të jetë edhe pro-aktive, duke ofruar edhe njoftime për të cilat ajo mendon se ju do të jeni të interesuar, sikurse ndjekja e fluturimeve, lajmet, sporti, politika dhe lame të tjera.
Aplikacione të reja kudo
Dëshironi të punoni në PowerPoint nga një telefon?
Microsoft ka demonstruar se si të gjitha pajisjet që kanë të instaluar sistemin e ri Windows 10, kompjuteri, tableti, si dhe telefoni, janë duke punuar mirë së bashku. Shumica e opsioneve të formatimit janë të integruara në të gjitha pajisjet si dhe është mundësuar sistemi i sinkronizmit në mes të pajisjeve kështu duke ofruar mundësin e qasjes në dokumente kudo që jeni. Microsoft po ashtu konfirmoi edhe shfrytëzimin e programit për prezantim PowerPoint nga telefoni i cili po ashtu mundëson edhe printimin e dokumentin e prezantimit nëpërmjet WiFi-së. Kjo strategji nga Microsoft dallon nga ajo strategji nga Apple, e cila ka projektuar softuer të veçantë për iOS dhe OSX për pajisje të ndryshme. Microsoft ndërtoi motorin e plotë të programit Word në aplikacione universale Outlook. Fotografitë do të ruhen në OneDrive, dhe aplikacioni për foto do të mbledhë fotot nga të gjitha pajisjet, duke i larguar kopjet identike si dhe duke i organizuar ato automatikisht në albume.
Mbaron epoka e Internet Explorer dhe fillon epoka “Spartan”
Disa javë më parë filluan të shfaqen thashetheme për shuarjen Internet Explorer si dhe zëvendësimin e tij me shfletuesin Spartan. Dhe në këtë ngjarje, Microsoft edhe zyrtarisht njoftoi se me Windows 10, mbaron epoka e Internet Explorer dhe fillon epoka “Spartan”. Shfletues i ri i koduar me emrin “Spartan” është i projektuar pikërisht për Windows 10. Është një shfletues i pastër me shumë karakteristika dhe shkëlqime të reja të shërbimeve nga Microsoft.
Një rol më i madh për OneDrive
OneDrive ishte kudo në prezantimin e Microsoft-it. Në fakt OneDrive do të jetë shtylla kurrizore të Aplikacioneve të unifikuara, duke lejuar sinkronizimin e dokumenteve në të gjitha pajisjet.
PC juaj nga tani është Xbox i juaji
Microsoft zotëron një shumicë të madhe të tregut të lojërave kompjuterike si dhe një pjesë të konsiderueshme të tregut të lojërave me konsola. Në iventin Windows 10, Microsoft prezantoi aplikacionin Xbox i cili do të jetë i integruar në secilin kompjuter me Windows 10. Nga kënd vështrimi i parë, si duket Microsoft do të mundëson që lojërat të kosoles Xbox, tani të luhen po ashtu edhe nëpërmjet kompjuterit.
Microsoft prezantoi një TV gjigand 84 inç me prekje
Microsoft njoftoi për Surface Hub, një pajisje me ekranin 84 inç me rezolucion 4K i dedikuar për biznese të mëdha. Pajisja ka të integruar kamerën, mikrofonin, Bluetooth, NFC dhe një ndërfaqe me prekje e projektuar për të shkruar në të. Microsoft nëpërmjet Surface Hub gjatë takimeve të zhvilluara me anë të Skype-it, do të mundëson se çka do që shkruhet ose vizatohet në ekran të Surface Hub , të shpërndahet automatikisht tek pajisjet e të gjithë pjesmarrësve në takim.
Këto ishin informata zyrtare rreth sistemit operativ Windowds 10 të prezantuara në iventin nga Microsoft dhe duke u bazuar në të gjitha informata të ofruara deri më tani, si duket projekti Widows 10 do të jetë një projekt tejet i sukseshem. /ameble